Shqiptari Drilon Murtati është një 16-vjeçar i cili është zhdukur sërish, dhe autoritetet britanike po hetojnë.
U pa për herë të fundit më 24 janar të këtij viti në Brent dhe nuk dihet asgjë për të që nga ajo kohë.
Kjo është herë e dytë që ai raportohet i zhdukur.16-vjeçari i u shpall i humbur në muajin gusht të vitit të kaluar në Bournemouth, por u gjet në fillim të shtatorit.
“Policia ka nevojë për ndihmën tuaj për të gjetur 16-vjeçarin”, njoftuan autoritetet, duke dhënë edhe adresat e fundit ku është parë adoleshenti shqiptar.