Shenjat e horoskopit tregojnë shumë për karakteristikat tona dhe me ndihmën e astrologjisë mund të mësojmë më shumë rreth sjelljes së dikujt. Këto janë shenjat që nuk mund t’ju rezistojë askush falë cilësive që kanë, si për sharmin ashtu edhe për miqësinë e tyre.
Demi:
Burrat e lindur në këtë shenjë janë përgjithësisht të guximshëm dhe të vendosur, përqendrimi në çdo gjë që bëjnë është ajo që i bën ata tërheqës. Gratë ndihen të sigurta me këtë lloj burri sepse e dinë që nëse u ndodh diçka, do të ndihen të mbrojtura. Demët gjithashtu dallohen edhe si të paparashikueshëm dhe romantik.
Peshqit:
Personat e kësaj shenje bëjnë gjithçka për mirëqenien e një gruaje. Peshqit janë gjithashtu shumë të ndjeshëm, nuk kanë frikë të qajnë për atë që ndiejnë, si dhe janë shumë të durueshëm dhe të kujdesshëm. Përkrah tij, çdo grua ndihet e qetë, ndërsa i merr në konsideratë mendimet dhe ndjenjat para se t’i tregojë vetë. Peshqit janë njerëz jashtëzakonisht të dobishëm, gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar partneren që të arrijnë qëllimet që ka.
Luani:
Personat e kësaj shenje i bëjnë për vete gratë për shkak të instinktit drejtues. Nga njëra anë, Luanët janë flirtues dhe janë fantastikë për të biseduar, por nga ana tjetër ata janë impulsivë, nuk kanë frikë të ndërmarrin rreziqe, si në marrëdhënie ashtu edhe në jetë. Gratë që përpiqen të dalin nga rutina zbulojnë se Luani është partneri i tyre ideal për udhëtime dhe aventura të reja.