Nga njëra anë ka njerëz që urrejnë gjithçka tek vetja. Nga ana tjetër ka nga ata që e adhurojnë veten ashtu siç janë. E adhurojnë në ato limite që nëse dikush do t`i pyeste çfarë do të ndryshosh tek vetja, do përgjigjeshin, asgjë.




Gaforrja
Gaforre njihen si shumë emocionale. Edhe pse shumë ia shikojnë këtë karakteristikë si pikë të dobët, vetë Gaforret e shikojnë si pikë të fortë. Ata krenohen me faktin se janë mjaft të fortë për të treguar emocionet e tyre dhe nuk kanë pse t’i fshehin ndjenjat e vërteta nga bota.
Luani
Luanët besojnë se janë ylli i çdo shfaqjeje! Ata mendojnë se janë një bekim për njerëzimin! Ata janë personi më i përsosur në planet dhe nuk ka asgjë që mund t`i ndryshojë mendjen!




Peshqit
Priren të kenë një qasje të ndryshme ndaj gjërave dhe situatave në krahasim me shumicën e njerëzve. Atyre u pëlqen fakti që janë unike dhe mund të dallohen lehtësisht. Nuk pranojnë t`i bashkohen tufës.