E premtja pas Ditës së Falenderimeve konsiderohet si e premte e zezë. Megjithatë kjo ditë parashikohet të jetë e vështirë për 3 nga shenjat e horoskopit, e jo për të gjitha.
Virgjëresha
Sot është dita kur ju duhet të përtypni gjithçka që u tha për ju, mbrëmë, në tryezën e darkës. Është dita juaj e madhe për të menduar shumë për gjithçka. Do t’i ripërsëritni me vete vazhdimisht ato fjalë. Kur i kërkoni telashet, ato vijnë.




Akrepi
Dita e sotme nuk ju jep kontrollin që kishit dje. Do të ndiheni nervozë. Do keni disa paranoja. Pozicioni i hënës dhe yjeve nuk do t’ju lërë të qetë dhe vazhdon t’ju tregojë se nuk keni atë që dëshironi, që është, sigurisht, kontrolli mbi gjithçka dhe këdo në jetën tuaj.




Shigjetari
Do të shihni një anë të vetes që nuk do t’ju pëlqejë dhe do të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet e natës së kaluar. Ju nuk dëshironi të lëndoni të tjerët, por duhet t`u bëni të ditur se thjesht nuk ju interesojnë ata, ndjenjat ose nevojat e tyre. Ju thjesht dëshironi të jeni vetëm, të kaloni një kohë të mirë me veten.