Cilët janë tradhtarët më të mëdhenj të horoskopit? Çfarë i shtyn drejt një tjetër romance dhe a përpiqen ta fshehin me çdo kusht?
Dashi
E njohur si shenja e pasionit, agresivitetit dhe spontanitetit, Dashit i ndodh të tradhtojë pa u menduar dy herë. Shpesh dëshirat dhe instiktet e tyre shndërrohen në mënyrën e vetme të të menduarit. Dashi humbet shpejt interesin nëse diçka e qëndrueshme dhe afatgjatë nuk i fal më emocion, duke u endur kështu pas gjërave të reja dhe sprovuese. Pas tradhtisë do përpiqen jo pak ta fshehin, por gjasat që të gabojnë janë të larta. Impulsiviteti i tyre do t’i shtyjë drejt gabimeve. Do të veprojnë apo thonë gjëra, të cilat do i nxjerrin zbuluar.
Binjakët
Në mesin e shenjave të zodiakut, Binjakët zotërojnë mundësinë më të lartë të të tradhtuarit. Fundja simbolizojnë dyanshmërinë, ku njëra anë e personalitetit të tyre i nxit drejt shtratit me një tjetër person. Janë kaq shpirtra të lirë, të etur për lumturi, sa sipas tyre, qëlimi justifikon mjetin, e nese mjeti është tradhtia, nuk ka asnjë kundërshtim. Natyra e tyre e hapur dhe tepër e shqërueshme i shtyn të jenë në kontakt me shumë njerëz. A mund ta fshehin një tradhti? Patjetër që po! Si? Duke ju thënë atë që doni të dëgjoni.
Peshorja
Kush më mirë se një shenjë pasionante dhe paqësore si Peshorja mund të tradhtojë. Shpirti i tyre kërkon vazhdimsisht të ushqehet me ndjesi të ëmbla, emocione dhe një romancë të fuqishme. Nëse një peshore tradhton, kjo ka ndodhur sepse nuk mundi të plotesohej në një mrrëdhënie ku ndodhet. Padikustim do të ndihet tmerrësisht fajtore dhe do përpiqet ta fshehë me çdo kusht. Do e mohojnë vazhdimisht një tradhti, por nëse provat flasin kundër saj, dijeni se do të dorëzohet.
Akrepi
Për një Akrep, ruajtja e një sekreti është kaq e natyrshme, sa fshehja e tradhtisë nuk tingëton një mision kaq i vështirë. Gjatë një momenti krize në çift apo gjendje të rënduar emocionale, gjasat për ngushëllim në krahët e dikujt tjetër janë të larta. Të dashuruar pas sfidës, një Akrep shijon rreziqet e një dashurie të ndaluar, ndonëse përpiqet t’i shmnget një skandali të mundshem. Nëse po përpiqen të tregohen ekstremisht kontrollues dhe të kujdesshëm, diçka nuk shkon…