Arkitektë të lindur! Me ose pa një diplomë në dizajnim, disa njerëz lindin me shije të hollë dhe dëshirë të madhe për të mobiluar dhe arreduar shtëpinë.
Thonë se shenja e horoskopit ndikon. Ja, shikoje nëse bën pjesë dhe ti.




Virgjëresha
Virgjëreshat janë perfeksioniste. Atyre u pëlqen që gjithçka të jetë në vendin e duhur. Kur bëhet fjalë për shtëpinë e tyre, gjërat nuk janë ndryshe. Atyre u pëlqen të krijojnë një vibe të caktuar në shtëpi.
Shigjetari
Megjithëse Shigjetarëve nuk u pëlqen shumë të qëndrojnë në shtëpi, ata duan që gjithsesi të duket bukur. Atyre u pëlqen të kenë një atmosferë boheme dhe të kthjellët në vendbanimin e tyre në mënyrë që të mund të qetësohen ato orë që janë.




Demi
Demi do luksin dhe të gjitha gjërat me bollëk. Kur bëhet fjalë për shtëpinë e tyre, atyre u pëlqen të kenë një vibe elegant, elitar dhe të sofistikuar. Nuk bëjnë kurrë kompromis me dekorin e shtëpisë.
Gaforrja
Gaforret janë shumë të lidhur me shtëpinë. Ata duan të jenë në shtëpi dhe të kalojnë kohë cilësore me anëtarët e familjes. Ndaj shtëpia për ta duhet të jetë estetike dhe e rehatshme.