Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kryeministri Edi Rama, e ka nisur me një urim për ‘5 Majin’ duke publikuar foto të përmendores për dëshmorët.
“Mirëmëngjes Shqipëri. Respekt përjetësisht”, shkruan kryeministri Rama dhe ndan një foto të bustit për “Dëshmorët e Atdheut”.
Në nderim të kësaj dite kanë ardhur dhe mesazhet e para nga presidenti Ilir Meta, i cili shpreh mirënjohje dhe respekt për dëshmorët.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Top Channel