Demi
Demi ka një tendencë të jetë jashtëzakonisht i mbyllur kur bëhet fjalë për emocionet e tij, dhe kjo përfshin edhe veten. Kur një Dem bie në dashuri, kjo ndikon në humorin e tyre, si ndihen fizikisht dhe madje edhe në mendimet e tyre.
Akrepi
Mohimi i Akrepit në të vërtetë vjen nga një vend i vetëdijes së tyre. Ata e dinë që kur bien në dashuri, bien thellë kështu që pretendojnë se personi të cilin duan, nuk është aq i rëndësishëm për ta. Ndërkohë, Akrepi po kursen çdo tekst, çdo mesazh dhe po përpiqet të jetë i lezetshëm ndërsa pret që partneri të postojë diçka.
Dashi
Dashi do të mohojë me kokëfortësi se po bie në dashuri. Ata janë njerëz pasionantë dhe kur bien në dashuri, mund ta luftojnë sa të duan atë ndjenjë, por kjo nuk do ta ndalojë atë që të bëhet më e madhe.
Peshorja
Peshoret përpiqen t’i trajtojnë njerëzit mirë, por kjo forcohet kur dashurohen. Ata do të qeshin me shakatë që personi bën dhe kur nuk janë aq për të qeshur. Por nëse i pyesni nëse po bien në dashuri, ata do ta mohojnë. Peshorja do të pranojë se të respekton por kjo nuk është dashuri, është admirim sipas tyre. Ose të paktën këtë gjë i thonë vetes.
Luani
Luani përpiqet t’i klasifikojë ndjenjat e tij të dashurisë, si diçka që e ndiejnë për të gjithë – dashuria që ndjen për njerëzimin. Nëse është e vërtetë, pse mezi pret t’a shohësh atë më shumë se kushdo tjetër, dhe pse ke nevojën të jesh pranë tij/saj fizikisht dhe emocionalisht në çdo moment të ditës?
/Yourtango