ADVERTISEMENT
Në kushtet aktuale, rrezikshmëria e qarkullimit në rrugë është e lartë, veçanërisht në ato vende ku akset rrugore kalojnë në zona të banuara. Në qytetin e Durrësit, Shkozeti është një ndër ato zona, ku fluksi i qarkullimit në rrugën e unazës është i madh, ndërkohë që banorët çdo ditë e më tepër ndjehen të pafuqishëm ndaj rreziqeve. Shpesh, rruga u kalon në derë të shtëpisë, dhe ata nuk kanë se ku tjetër të kalojnë, përveç se të përballen me automjetet e shumtë.