Ajo mbetet një nga gazetaret dhe moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Po flasim për Sonila Meçon. Meço përmes një postimi në rrjete sociale, përkrah poetit Agim Doçi, ka zbuluar diçka nga jeta e saj, cilës fe i përket gazetarja e njohur? “Ku nuk e kam gjetur Agim Doçin, në poezi, në këngë, në letra, madje edhe në burokraci, në të qeshura pa fund, në të mirë e të keq…dhe mu shfaq edhe në besim, në kohëra kolere. Ja ku jemi, dy bektashinj të devotshëm, në promovimin e dokumentarit historik mbi Kryegjyshin Botëror Kamber Meço Prishta.
Ja të paça Agim Doçi! U desh Zoti të bënim një foto se siç thua ti:
Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’
Ju shkoj jeta, kot së koti.
Ju që s’vleni as sa gratë
Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…😉 “, shkruan gazetarja në këtë postim në faqen e saj në Instagram.