Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i wshtw përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nw lidhje me përgjimet e publikuara nga antimafia italiane, ku përfshihet edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa.
Sipas saj përgjimet flasin për korrupsionin galopant në Shqipëri, ndërsa i cilësoi përpjekje patetike ato të Ballës që e lidhi emrin e eurodeputetit me Bashën.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU
Këtë javë doli në dritë një korrupsion në shkallë të gjerë në Shqipëri. Korrupsion galopant i udhëhequr nga mafia dhe i ushtruar me miratimin e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Janë 1000 faqe përgjime të antimafias italiane, ku përshkruhet mënyra sesi bëhen pazaret për tenderat, koncesionet, PPP-të dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh.
Edi Rama hesht. Kukulla e tij në bashkinë e Tiranës ka mbyllur gojën.
Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.
Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të rinj largohen nga vendi.
Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.
Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.
- Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.
- Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.
- Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.
Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët.
Mafia dhe lavatriçja e parave të pista prodhon vetëm shkatërrim, dhe mjerim për çdo familje që jeton me punë të ndershme.
Të dashur qytetarë!
Këto 8 vjet të Edi Ramës në pushtet na kanë mësuar një gjë: Se kjo është një qeveri që kujdeset vetëm për vete dhe paratë e saj.
Vëmendja dhe synimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri nuk është barazia apo konkurenca, por korrupsioni dhe monopoli.
Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë. Kjo është ajo që ata bëjnë.
o Ata dështojnë.
o Ata korruptojnë.
o Ata marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre.
Ne do ta ndryshojmë këtë!
Në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.
Është koha për ndryshim!
* Ne do të sjellim ndryshimin!
* Ne do të shpëtojmë vendin nga mafia, nga Rama, nga kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës dhe nga miqtë e tyre.
* Ne do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët e Shqipërisë.