“ Si një problem më i vogël”, kështu e ka konsideruar kandidimin e tij në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kryeministri Edi Rama. Vlora ose Durrësi, do të jenë qarqet ku vetë Rama do të kandidojë. Këtë ai e ka bërë të ditur vetë, në një deklaratë për gazetarët, sot pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS. Rama është pyetur se ku do të kandidojë për zgjedhjet e 25 prillit nga gazetarët, ndërsa ka deklaruar se “ky është problemi më i vogël, por është e sigurt që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”.