Ditën e sotme në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak Durrës, pritet të miratohet lista e përfituesve nga programi i rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
NJOFTIM PËR RENDIN E DITËS
Mbledhje Jashtëzakondshme
Me Mjete Të Komunikimit Elektronik
Në mbështetje të nenit 57 pika 2/c të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, të nenit 51, të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infenksionit të shkaktuar nga COVID-19“, neni 5 “Vendimmarrja nga Organet Kolegjiale„ Këshilli Bashkiak Durrës,
NJOFTON:
DITËN E ENJTE, DATA 04.02.2021, ORA 11:00, KËSHILLI DO TË MBAJË NJË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONDSHME NËPËRMJET MJETEVE TË KOMUNIKIMIT ELEKTRONIK, ME KËTË REND DITE:
**** |
MIRATIMI I RENDIT TË DITËS TË MBLEDHJES
|
1.
Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit |
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE SUKTH DHE KATUNDI I RI, BASHKIA DURRËS, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROҪESIT TË RINDËRTIMIT PËR BANESAT INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019 |
2.
Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit |
PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË NDIHMËS FINANCIARE, SIPAS LISTËS SË NËNTË ME SUBJEKTET PËRFITUES TË PROGRAMIT TË GRANTIT PËR RIKONSTRUKSIONIN OSE RIPARIMIN E BANESAVE TË DËMTUARA SI PASOJË E DËMEVE TË SHKAKTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019 |
3.
Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit |
PËR SISTEMIMIN E FAMILJES SË ZJ.ANILA BANUSH YMERI NË APARTAMENTIN ME SIPËRFAQE 50,21 M² , ME STRUKTURË (1+1), ME NR. PASURIE 2/130-1-10, ZONA KADASTRALE 8513, LAGJA NR.5, RRUGA “TEODOR RUPI” NR.21, DURRËS, PRONË E DHURUAR ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE SIPAS MARRËVESHJES NËNSHKRUAR MIDIS ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE DHE “BALFIN” SHPK, NR. 148 PROT., DATË 22.01.2020 |
4.
Shqyrtim dhe miratim i projekt-vendimit |
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË SUBJEKTEVE PËRFITUESE, TË CILËT DO TË PËRFITOJNË MASËN E GRANTIT TË RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS 26 NËNTOR 2019, SIPAS PROJEKTIT MODEL
|
Komisionet, që do të shqyrtojnë projektvendimet, do të jenë:
Në mbështetje të nenit 5 të Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020, të nenit 33, neni 34/1, neni 77 /8 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Durrës, anëtarët e Komisionit të Këshillit Bashkiak pasi shqyrtojnë me njëri tjetrin elektronikisht projektvendimin përkatës, dërgojnë me email propozimin e tyre (RAPORTIN) mbi projektvendimin sipas grafikut të mëposhtëm.
Data 03.02.2021
Pika 1, do të shqyrtohet nga:
- Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike
- Komisioni Zhvillimit Urban dhe Përdorimi i Tokës
- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 20.00.
Pika 2, do të shqyrtohet nga:
- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
- Komisioni i Buxhetit, Financës dhe Taksave-Tarifave
dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 20.30.
Pika 3, do të shqyrtohet nga:
- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 21.00
Data 04.02.2021
Pika 4, do të shqyrtohet nga:
- Komisioni i Strehimit dhe Shërbimeve Publike
- Komisioni i Rregullores, Çështjeve Juridike
dhe do të sjellin me e-mail Raportin e tyre për këtë projektvendim brenda orës 10.00
SEKRETARE KËSHILLIT BASHKIAK DURRËS
Dorina Milja