ADVERTISEMENT
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell me reshje në të gjithë territorin. Në zonat veri-perëndimore reshjet do kenë intensitet më të lartë duke rrezikuar përmbytje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 16°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.