“Ne kemi nevojë për më shumë njerëz për proçesin e vaksinimit, për të mundur këtë pandemi”, thotë Presidenti i SHBA Joe Biden pasi njoftoi se qeveria ka nënshkruar marrëveshje për të blerë 200 milion doza vaksinash Covid-19 pas turneut në Institutet Kombëtare të Shëndetit në Bethesda, Maryland. “Tani kemi blerë mjaft furnizime vaksinash për të vaksinuar të gjithë amerikanët”, thotë Joe Biden. “Dhe tani po punojmë për t’i futur ato vaksina në krahët e miliona njerëzve”, tha ai.