“Midis sot dhe nesër”, një urdhëresë e re për shkollat do jetë shumë shpejtë në zbatim në Bari Itali. Dispozita e fundit e nënshkruar nga Michele Emiliano mbi këtë temë është e vlefshme deri këtë të shtunë dhe evolucioni i pandemisë, me frikën e varianteve të reja, bënë të mendohet mundësia për një vendim tjetër edhe më të ashpër.
Në Romë, Presidenti i ri Draghi njoftoi në fjalën e tij kryesore vullnetin për të rikuperuar orët e pjesëmarrjes në auditore sa më shpejt të jetë e mundur. Por do të jetë e nevojshme të shihet nëse këto fjalë do të pasohet gjithashtu nga veprime konkrete. Në rastin e ndjekjes së proçesit të mësimit në Pulia, pozicioni ka qenë gjithmonë i qartë me zgjedhjen që u është lënë familjeve, i cili nuk është vënë kurrë në dyshim.
Në javën që shkoi nga data 8 në 13 Shkurt, përqindjet e frekuentimit në shkolla ishin të tilla që nxitën Rajonin të vlerësonte me kujdes zgjedhjet e ardhshme: parashkollorët dhe fillorja arritën përqindje përkatësisht 64% dhe 70%, ndërsa shkollat e mesme arritën 55%; vetëm shkollat e mesme regjistruan 18% por siç dihet këtu mësimet rifillojnë me një regjimi të reduktuar. Çështja është që veçanërisht varianti anglez i koronavirusit po nis të qarkullojë shumë edhe midis fëmijëve dhe adoleshentëve.
Kjo është arsyeja pse nuk mund të përjashtohet që urdhëresa e ardhshme rajonale mund të parashikojë gjithashtu miratimin e masave edhe më të rrepta në sistemin arsimor. //Telebari