Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka njoftuar se është shënuar një ulje e rasteve të infektimit në muajin janar dhe shkurt.
Sipas mediave të huaja, me programin e vaksinimit që po ecën mirë në shumë vende të botës, duket se të dhënat epidemiologjike po përmirësohen qartë, ndërsa indeksi i transmetueshmërisë po bie ndjeshëm.
Rastet e Covid-19 në të gjithë globin ranë përgjysmë nga janari në shkurt. Më shumë se 5 milion raste u raportuan në javën e parë të janarit, nga 2.4 milion javën e kaluar.
Sipas të dhënave të OBSH-së, rastet në Shtetet e Bashkuara ranë ndjeshëm nga 444,000 në javën e parë të Janarit në 169,000 të dielën e kaluar.
Rënia e numrit është shënuar dhe në Evropa. Ka gjithashtu një rënie në numrin e vdekjeve në planet. Më shumë se 98,000 humbën betejën me koronavirusin në javën e parë të janarit, krahasuar me 66,000 që vdiqën javën e kaluar.
Vaksinimet, siç vërehen dhe formulohen nga specialistët e sëmundjeve infektive, ulin indeksin e transmetueshmërisë.