Ekspertët janë të qartë: e vetmja mënyrë për të dalë nga makthi i shkaktuar nga COVID-19 është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur. Tani me disa vaksina të aprovuara, Evropa po rrit inokulimet kundër sëmundjes. Por kush ka pwrparuar mw shumw?
Sa përqind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar?
Përqindja e popullsisë e vaksinuar me dy doza kundër COVID-19
Malta 4.5%, Portugali 4.2%, Belgjikë 3.6%. Republikë Çeke 3.2%, Danimarkë 3.1%, Islanda 3%, Rumania 2.9%, Irlanda 2.5%, Spanjë 2.5%, Serbia 2.5%, Polonia 2.5%, Sllovenia 2.4%, Lituania 2.3%, Qipro 2.3%, Austria 2.2%, Italia 2.2%, Gjermania 2.1 %, Greqia 2.1%, Hungaria 2.1%, Estonia 2%, Suedia 2%, Norvegji 1.9%, Sllovakia 1.8%, Franca1.8% , Finlanda %1.7, Luksembourg 1.4%, Mbretëria e Bashkuar 0.9% Letoni 0.8% , Bullgari 0.4 %,
Nuk ka asnjë të dhënë për Rusinë, Zvicrën dhe Holandën.
Kush ka pasur më shumë progres në lidhje me çështjen ?
Mbretëria e Bashkuar ka administruar më shumë vaksina në përgjithësi, por gjithashtu kryeson për sa i përket vaksinave për frymë. Malta, Serbia dhe Danimarka janë po ashtu shembull në këtë aspekt.
Cili grup u vaksinua i pari?
Një tregues tjetër interesant është se cilit grup njerëzish secili vend zgjodhi t’i japë vaksinën e parë kundër COVID-19. Vendet në studimin janë të ndarë në mënyrë të barabartë midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të moshuarve.
Megjithatë ka një grusht vendesh, si Turqia, Serbia, Republika Çeke dhe Bullgaria që zgjodhën t’ua jepnin atë më parë politikanëve. Në disa raste, kjo mund të jetë një mënyrë e përpjekjes për të qetësuar frikën e një populli tejet skeptik ndaj vaksinës.