Me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook, Autoriteti Portual në Durrës bën me dije se ka shpallur pozicionin e punës vakant për Drejtorinë e Kontratave pranë Divizionit Juridik.
Postimi i plotë:
Autoriteti Portual Durrës shpall vakant pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Kontratave, pranë Divizionit Juridik. Afati i aplikimeve nis nga dita e sotme, 10.03.2021 deri më datë 16.03.2021
ADVERTISEMENT
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara dhe të marra përsipër.
- Drejton, administron dhe mbikqyr punën e kryer nga përgjegjësit dhe specialistët e dy sektorëve në varësi, Sektori i Kontratave Koncensionare dhe Sektorin e Kontratave të Shërbimeve dhe Administrimi i Pronave.
- Jep përgjigje ligjore për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda zyrës si dhe përpunon propozime lidhur me trajtimin e çeshtjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon zyra.
- Është përgjegjës për cilësinë dhe saktësinë e materialeve të përgatitura.
- Punon në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetjake profesionale, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar, por edhe në njohjen dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.
- Merr pjesë në grupet që ngrihen për të verifikuar në terren pasuritë.
- Dhënien e mendimit përsa i përket kontratave, sa herë që kjo i kërkohet por pa u kufizuar.
- Bashkëpunon me sektorët e tjerë të Drejtorisë , por pa u kufizuar, në lidhje me adresimin e duhur për zgjidhjen e problematikave që rrjedhin gjatë administrimit të punës së dy sektorëve në varësi.
- Verifikon problemet e pronësisë të raportuara nga përgjegjësi i Sektorit të Kontratave të Shërbimeve dhe Administrimi i Pronave dhe ofron asistencë për të zgjidhur problemet e dala.
- Verifikon problemet me shoqëritë koncesionare të raportuara nga përgjegjësi i Sektorit të Kontratave Koncensionare dhe ofron asistencë për të zgjidhur problemet e dala.
- Rishikon praktikat e ndryshme juridike, ligjore në lidhje me ndryshimet e mundshme të pasurive të paluajtëshme si leje prishje, leje ndërtimi, etj.
- Siguron që të gjithë marrëveshjet dhe/ose kontratat e lidhura nga APD të jenë në përputhje dhe në zbatim të legjislacionit shqiptar të zbatueshëm.
- Ka të drejtë të ndjekë trajnime profesionale në të gjitha fushat me objektivin për të përmirësuar aftësitë e tyre personale dhe kompetencat.
- Merr pjesë dhe organizon grupe pune me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për hartimin dhe rishikimin e kontratave, rregulloreve etj.
- Vepron me një sjellje etike dhe profesionale duke përmbushur standardet e kërkuara dhe siguron që ligjet, rregulloret dhe kodet shqiptare respektohen gjithmonë.
- Në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë merr ka përgjegjësi të kontrollojë nëse punonjësit në varësi zbatojnë rregullat e etikes në kontaktet zyrtare me eproret dhe koleget e tyre, si dhe propozon ose merr masat e duhura disiplinore për shkeljet e tyre.
Arsimimi dhe eksperienca
- Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin Juridik ose Shkenca Ekonomike/Management.
- Diplomë të Nivelit të dytë, “Master Shkencor/Profesional” apo të barazvlefshme me të sipas parashikimit në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë.
- Trajnime profesionale apo pjesëmarrje në konferenca kombëtare apo ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
- Të ketë një eksperiencë pune 5 vjet në profesion.
- Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj.
- Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, attribute personale, mjeshtëri dhe/ ose përvojë që do të jepte një performance efikase më të lartë të punës.
Aftësi dhe kompetenca kryesore
- Të ketë njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor, nënligjor në fushën e hapësirës detare dhe menaxhimit të burimeve njerëzore.
- Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim.
- Aftësi në komunikim me eproret, kolegët dhe vartësit.
- Aftësi të organizimit dhe të drejtimit të punës në grup, aftësi gjykimi dhe hartimi të dokumentave të ndryshëm.
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantet brenda datës, 16.03.2021:
- Librezë Pune.
- Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
- Fotokopje Leje Drejtimi
- Fotokopje e Kartës së Identitetit
- Certifikatë Familjare.
- Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)
- Vërtetim Banimi.
- Curriculum Vitae
- Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
- 3 Foto
- Vërtetim Prokurorie
- Vërtetim Përmbarimi
- Vërtetim Gjykate
- Dëshmi penaliteti