Është ndarë sot nga jeta bashkëshortja e aktorit Muharrem Hoxha, e cila nuk e fitoi betejën me covid-19. Ngushëllimet në adresë të aktorit dhe familjes së tij kanë qënë të shumta, ndërkohë që dhe Teatri Aleksandër Moisiu në Durrës është bashkuar me një mesazh.
“Edhe në fatkeqësinë e kolegut tonë të nderuar Muharrem Hoxha që humbi bashkëshorten, ne marrim pjesë sinqerisht edhe me dhimbje”, shkruan Teatri në një postim në faqen zyrtare në FaceBook.
Postimi i plotë
Për çdo artist, bashkëshorti apo bashkëshortja është një dominant i rëndësishëm në krijimtarinë e tij artistike, aq më tepër për një artist-aktor, arti i të cilit është kolektiv dhe ku dhe jeta e përditshme është e ngjashme me atë familjare. Ndaj fikja e një prej bashkëshorteve të një artisti-aktor është e barabartë me dhimbjen që ndjen çdo njeri për humbjen e një të afërmi.
Edhe në fatkeqësinë e kolegut tonë të nderuar Muharrem Hoxha që humbi bashkëshorten, ne marrim pjesë sinqerisht edhe me dhimbje.
Ngushëllime miku ynë Muharrem për humbjen e bashkëshortes tënde të dashur DIZI.
𝑀𝑒 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑢𝑟𝑖.
𝐾𝑜𝑙𝑒𝑘𝑡𝑖𝑣𝑖. 𝑇𝑒𝑎𝑡𝑟𝑖 & 𝐸𝑠𝑡𝑟𝑎𝑑𝑎.
𝐷𝑢𝑟𝑟𝑒̈𝑠.