Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur këtë mesditë në kryeqytet. Presidenti i vendit Ilir Meta ka qenë prezent në një përplasje me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së. Në zyrat e kësaj partie mësohet se kishin mbërritur punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës, për të kërkuar lirimin e ambjenteve. Presidenti Meta e ka konsideruar shkelje të ligjit kërkesën e policisë bashkiake për lirimin e zyrave dhe ka reaguar, duke kërkuar largimin e policisë bashkiake. Meta reagoi ndërkohë që ishte në një takim me kreun e FRD-së për çështjen në fjalë duke thënë se policët duhej të largoheshin ndryshe do t’i çonte me duart e tij policët në burg.