Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin por në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 06ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.