Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se një 68 vjeçar ka ndëruar jetë ndërsa ishte duke u transportuar për në spital. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ku 68 vjeçari ka humbur ndienjat në rrugë dhe është marrë nga urgjenca për tu dërguar në spital, por ka ndëruar jetë. Nga hetimet e para dyshohet se ka ndëruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.