Policia Vendore në Durrës bëri me dije se vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Operacioni më I fundit u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Si rezultat i këtij aksioni u vu në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit G.(D).Gj., 43 vjeç, banues në Durrës.
Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.