Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka nisur proçedimet penale për dy shtetas në Kavajë, pasi akuzohen për organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive me anë të telefonit, në mjediset e një lokali.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasit E. L., 35 vjeç dhe Z. H., 51 vjeç, banues në Krujë, pasi në ambientet e një lokali në Krujë, kanë organizuar lojëra fati të basteve sportive me anë të telefonit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.