Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë (në ambientet e spitalit), për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, shtetasin E. N. (A)., 27 vjeç, banues në Durrës, si dhe kanë shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasje me dashje” shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme janë konfliktuar për motive të dobëta, duke përdorur mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.