Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë dhe përfaqësues biznesi në njësinë numër 2 në Tiranë.
Basha është pritur me entuziazëm nga qytetarët, të cilët kanë pohuar se do të jenë mbështetësit e tij me 25 prill.
“Vota në 25 për ndryshim për gjithë Tiranën. Në 26 prill do të jetë ditëlindja e çdo shqiptari. Gjëja e parë që do bëjmë është një paketë ndihme për biznesin e vogël. Kudo që shkoj, nga Shkodra në Vlorë ndihet era e ndryshimit”, u shpreh kryedemokrati.
Basha u ndal edhe nga qytetarët, ku njëri prej tyre kërkoi prej tij që të mos premtojë asgjë në fushatë, që nuk do ta realizojë, ndërsa kreu demokrat tha se janë angazhime të realizueshme.
Qytetari: Vetëm një amanet kam. Të lutem mos premto asgjë nga ato që nuk i bën, se njerëzit janë ftohur me politikën duke mashtruar.
Basha: Asnjë premtim prej meje, asnjë premtim fushate nuk vlen. Janë vetëm angazhime dhe plane që janë hartuar nga specialistët prej një kohe të gjatë.
gsh/