Tiranë – 6 persona nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 2241 numrin e të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Krahasur me dje kemi 2 viktima më pak.
Autoritetet njoftuan se dy viktima u regjistruan në Tiranë, dy në Elbasan dhe nga 1 në Durrës e Kavajë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të mosharve 66 – 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.
Nga 2899 testime të kryera, mininistria njofton se janë konfirmuar 349 raste të reja, shifër më e ulët se dje ku u regjistruan 434 raste. Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të infeksioneve ditore.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamëz, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.”, njofton ministria.