Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mori sot dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Steinmeier bëhet politikani i parë i lartë në Gjermani që vaksinohet me AstraZeneca, pas debateve të shumta rreth kësaj vaksine.
Steinmeier, i cili është 65 vjeç, u vaksinua në spitalin ushtarak të Berlinit, ndërsa udhëzimet e reja në shtetin gjerman kufizojnë përdorimin e vaksinës për personat nën 60 vjeç
“Unë u besoj vaksinave të miratuara në Gjermani”, theksoi ai në një mesazh.
”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”, deklaroi dje kancelarja gjermane Angela Merkel.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë Pashkëve dhe të takohen me sa më pak miq dhe të afërm për të ndihmuar në frenimin e një vale të tretë të pandemisë.
“Duhet të jetë një Pashkë e qetë, me ata që janë më afër jush, me shumë pak kontake. Ju nxis të shmangni udhëtimet jo-thelbësore.”, deklaroi Merkel./Gazeta SHQIP