Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Delvinë ku një person ka tentuar të vetëflijohet.
Mësohet se 48 vjeçari Artur Llanaj, baba i katër fëmijëve, ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar klor.
Arsyeja që e çoi drejt vetëflijimit
Burime paraprake thonë se shkak ka qenë një tekë e këtij të fundit për të konsumuar raki, por nuk kishte ka siguruar dot lekët.
Mësohet se 48 vjecari është i divorcuar ndërsa ka qenë edhe dy herë i dënuar për dhunë në familje.
Llanaj është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Delvinës ka nisur hetimin.