Pas ndarjes me Beartin, Tea Trifonin do ta shohim sërish në “Për’puthen”! Po, siç e lexuat!
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ish-konkurrentja, e cila ka ndarë në InstaStory një foto me autoren e programit, Olsa Muhametin.
Dy vajzat i premtojnë publikut se do të zbulojnë më shumë të hënën për takimin e tyre (dhe sigurisht për faktin që Tea do të jetë e pranishme në emision).
Të hënën na presin risi, siç thotë Olsa, ndërsa publiku u bë tepër kurioz.
Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat rozë ditët e fundit. Ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.
E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:
“Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”
Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.