Varrosi publikoi ditën e djeshme këngën e tij më të re “Flamma”, që hapur ishte një diss për gjithë reperët e rinj. Ai përmend sherret që ka pasur personalisht dhe grupi ku bën pjesë “OTR” me disa nga reperët si Big Kik, Don Phenom, Mato Lale, Fero etj. Përveç tyre në këngë ai përmend edhe Don Xhonin, duke e thumbuar për deklaratën e famshme se ka kryer marrëdhënie me profesoreshën.
“Se ke q* profesoreshen ja ke marr ngoj profesorit/ Tu bo kokrren e horrit kokrra e morrit/ Kshu bohet rrepi kokrra barbonit/ Vdiq pop smoke krejt tu vjedh stilin e diorit/ Po Big varrosi t varros midis oborrit”, shprehet Varrosi në këngën e tij.
Pas këtij diss-i të fortë, Don Xhoni ka reaguar menjëherë gjatë një lidhje live me ndjekësit e tij në Instagram. Ai është shprehur se nuk ka ndërmend t’ja kthej diss-in Varrosit dhe ka bërë thirrje që reperët e vjetër të mos e përmendin në këngë.
“Po nihna keq me ju bo diss, nuk janë për me ju bo diss”, është shprehur mes tjerash Don Xhoni.
Kujtojmë se pak javë më parë, ky i fundit pati një përplasje virtuale me Noizy-n. E gjitha nisi pasi Don Xhoni vuri në lojë faktin që Dulla i grupit “OTR” kishte pëlqyer videon e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit. Kaq mjaftoi që Noizy t’i kundërpërgjigjej me story, video të tijën duke kënduar e duke qeshur, si dhe me postime të vjetra të Don Xhonit në Facebook, ku shpërndante e dëgjonte këngët e Noizy-t.
“Kalo ka grupi jonë, se ki m’u bo gej. Hajde te idhulli jot, se nuk t’nguci t’premtoj.”- shkruante Noizy.
Këtyre postimeve iu përgjigj me një video Don Xhoni, i cili tregon se kur ishte i vogël, ka dëgjuar të gjithë reperat e vjetër, sepse s’kishte ç’dëgjonte tjetër. Gjithashtu, ai shkroi me ironi: “Nuk e kam pa followin, s’muj me t’lon ty si fans, kam respekt për ty.”