“Business Insider” shkruan se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve në Facebook nga 106 vende në botë janë vjedhur.
“Numra telefoni, adresa, informacione biografike, adresa email-i janë shfaqur në rrjet falas” shkruhet në artikull. Mes personave të goditur, 32 milionë janë në SHBA, 11 milionë në Britaninë e Madhe dhe 6 milionë në Indi. Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se të dhënat mund të përdoren nga hakerat.
Publikimi i këtyre të dhënave dëmton besueshmërinë e Facebook, që administron një sasi të madhe të dhënash personale të përdoruesve nga shumë vende të botës.