Pak kohë më parë mes Noizy-t dhe Meriton Mjekiqit lindi një debat në distancë. Ky i fundit pati të ftuar në emision reperin Big Kik, i cili u shpreh gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment” se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”.
Mirëpo edhe pse u duk se gjakrat u qetësuan, nisën sërish thumbat mes Meritonit dhe mikut më të mirë të Noizy-t, Varrosi.
Ky i fundit ka postuar një bisedë, në të cilën shihet se i ka shkruar një mesazh ish-partnerja e Meritonit, Egesta, me të cilën ai ka dhe një djalë.
“Hahaha pse? Nejse dije edhe ti që ai është ish burri im edhe e bona vetëm me ja ul bishtin se goxha e ka rrit mendjen është t’u fluturu”, i ka shkruar ish e dashura e Mjekiqit.
“Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”, ka shkruar Varrosi përkrah bisedës me ish të dashurën e Meritonit.
Së fundmi Meriton Mjekiqi ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku është pyetur edhe për një bisedë private që kishte publikuar Varrosi me ish partneren e tij.
“Si mundet që një mashkull të bie në nivel të tillë, për shkak se unë nuk bien në nivel të një partnere të Varrosit ose të Noizyt ose kushdo qoftë të grupit se edhe unë kam djem në Londër e shok në Londër që munden me qenë më të frikshme se kjo biseda.
Kam biseda më të frikshme me ish partneret e tyre ndoshta edhe më intime, por i kam 25 vjet dhe jena pjek dhe kur flitet për moralin, aty duhet me pas shumë kujdes.
Ata që më njohin e dinë më mirë”, është përgjigjur Meritoni.