Në një fletë votimi më 25 prill, zgjedhësit duhet të zgjedhin dy opsione shënimi, një për partinë politike apo koalicionin dhe tjetra për numrin e kandidatit preferencial. Si koncept votimi duhej që zgjedhësi duhet të votojë subjektin dhe numrin e kandidatit preferencial brenda subjektit politik.
Por çfarë mund të ndodhë nëse votuesit ngatërrohen, cilat janë rastet që konsiderohen si të pavlefshme.
Ilirjan Celibashi i ftuar në “Breaking” në Top News ka shpjeguar rastet se kur fleta e votimit del e pavlefshme.
“Zgjedhësi ka mundësi të votoj partinë dhe koalicionin por po ashtu dhe kandidatin, ose mund të zgjedhe vetëm partinë dhe koalicionin pa kandidat, edhe nëse zgjedh vetëm një kandidat është e vlefshme. Nëse zgjedh një parti apo koalicion dhe zgjedh kandidatin e partisë tjetër kjo është e pavlefshme. Pra fletë që nuk numërohet është kur zgjidhet një tjetër parti dhe një kandidat nga partia që se ke zgjedhur”, tha kryekomisioneri.
Pra nëse një zgjedhës voton p.sh për Partinë NISMA dhe zgjedh numrin e kandidatit preferencial te subjekti tjetër politik, PSD atëherë fleta është e pavlefshme.