Dhjetëra modele janë arrestuar në Dubai, pasi dolën nudo në ballkonin e një prej hoteleve luksoze në vend.
Vajzat u arrestuan me akuzën e shthurjes dhe tashmë rrezikojnë 6 muaj burg dhe një gjobë të paktën 1000 euro për person.
Imazhet kanë tronditur autoritetet e Emirateve që edhe pse kanë ligje më të lehta në krahasim me vendet e tjera të Gjirit, nuk lejojnë alkoolin, puthjen në publik dhe zhveshjen. Deri në këto momente nuk dihet ende identiteti dhe kombësia e vajzave të arrestuara.