Për ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, duke sjelle mot me vranësira të dendura të shoqëruara me reshje shiu dhe dëbore.
Në Ultësirën Perëndimore reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar shoqëruar me shtrëngata lokale.
Në veri-verilindje në lartësitë mbi 400 metër reshje dëbore me intensitet mesatar. Në juglindje reshjet e dëborës do të jenë kryesisht në majat e maleve.
Pas mesditës gradualisht reshjet e shiut humbasin intensitet duke marë karakter lokal.
Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi – veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, duke u shoqëruan me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/10 Shi diell
Kukës 1/8 Shi/borë diell
Lezhë 5/11 Shi diell
Dibër 0/6 Shi/borë diell
Durrës 7/13 Shi diell
Tiranë 7/13 Shi diell
Elbasan 7/13 Shi diell
Berat 6/13 Shi diell
Vlorë 8/12 Shi diell
Korcë 3/8 Shi diell
Gjirokastër 6/11 Shi diell
Sarandë 8/13 Shi diell