Atdheu u rikthye në studion e Për’puthen dy ditë më parë. Ai tha se i kishte munguar studio dhe pati një përballje me Antonelën.
Antonela pranoi se ende ka pëlqim për Atdheun, ndërsa ai u shpreh se për dashuri i thyen rregullat.
“Kam ardhur në emision dhe ke qenë një ndër pëlqimet e mia kryesore dhe nga krenaria që kemi të dy nuk kemi dalë kurrë bashkë. Gjithsesi pëlqimi ka mbetur dhe sot.
Pas deklaratës së Antonelës, Atdheu dhe konkurrentja e kanë kaluar ditën dje bashkë. Kanë qenë postimet në Instagram që i kanë nxjerrë zbuluar, ku edhe Atdheu edhe Antonela kanë publikuar foto e video nga Saranda.
Atdheu ka publikuar video nga natyra e Sarandës, ndërsa Antonela video duke pozuar pranë detit.