Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj akuzave të lëshuara nga kryeministri Edi Rama, por edhe ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku se ka gisht në grevën e nisur nga punonjësit e Albcontrol, që është shoqëruar me pezulimin e fluturimeve të Rinasit.
Postimi I plotë
“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha në Tëitter.
Më herët Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale akuzoi për këtë greve, që sipas tij kishte mbështetjen e segmentëve të opozitës dhe të presidentit, duke shtuar se duan të sabotojnë procesin e mbërritjes së vaksinave.
“Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!”, shkruante Rama.