TIRANË / 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 256 raste të reja.
Në gjithë vendin kemi 29,301 raste aktive me covid, ku 20738 prej tyre ndodhet vetëm në Tiranë. Fieri, Durrësi, Gjirokastra dhe Shkodra mësohet gjithashtu se kanë situatë serioze me rastet aktive me covid.
Situata në spitale
Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 565 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,600 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (07 Prill 2021)
Raste të reja ditore 256
Të shëruar në 24 orë 565
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2538
Testime totale 577,591
Raste pozitive 127,192
Raste të shëruara 95,600
Raste Aktive 29,301
Humbje jete 2291
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20738
Fier 2560
Durrës 1226
Gjirokastër 1224
Shkodër 1030
Vlorë 721
Korçë 729
Kukës 345
Dibër 338
Elbasan 246
Lezhë 103
Berat 41.