Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së të rajonit 1 dhe 2 të qytetit bregdetar.
Sipas kandidatit socialist, projektet që po jetësohen çdo ditë nga qeveria kërkojnë durimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve.
POSTIMI I PLOTË
Me strukturat e #PartisëSocialiste të rajonit 1 dhe 2 të qytetit, diskutuam mbi shqetësimet që marrim nga bashkëqyetarët tanë në terren dhe përfshirjen e këtyre problematikave në qeverisjen lokale dhe atë qendrore.
Projektet që po jetësohen çdo ditë nga qeveria jonë, kërkojnë durimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve, por mbi të gjitha informimin e tyre të vazhdueshëm.
Jemi besimplotë se vota për #PS12 është zgjidhja për qytetin dhe Shqipërinë.