/ATSH-AA/ – Senati i Francës miratoi dje vonë shtimin e ndalimit të praktikave fetare në korridoret universitare në një projektligj të diskutueshëm për të luftuar “separatizmin Islam”.
Duke diskutuar projektligjin, i cili është kritikuar për kufizimin e myslimanëve, Partia Republikane e qendrës së djathtë (LR) propozoi shtimin e një klauzole që ndalonte lutjet në korridoret e universitetit si dhe ndalonte aktivitetet fetare që mund të pengonin aktivitetet arsimore.
Megjithëse senatorët e Partisë së majtë dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer kundërshtuan propozimin, ai u pranua përmes votave të senatorëve të krahut të djathtë.
Më 16 shkurt të këtij viti, Asambleja Kombëtare e Francës miratoi projektligjin, i cili do të debatohej në Senat më 30 mars. Ai pritet të kthehet në Asamblenë Kombëtare pas votimit./ /os/