Dy ditë pas kaosit që përfshiu fluturimet në vend, disa kontrollorë shqiptarë të aeroportit të Rinasit janë rikthyer në vendet e tyre të punës.
Bëhet e ditur se me kthimin e një pjesë të kontrollorëve shqiptarë, janë larguar kontrollorët e huaj që mbërritën në vendin tonë një ditë më parë për të nisur pjesërisht punën.
Raportohet se kontrollorët turq ka qenë më së shumti në gatishmëri dhe ndihmë për fluturimet emergjente.
Pritet që brenda ditës të kthehen edhe kontrollorë të tjerë shqiptarë dhe paralelisht të largohet stafi i huaj.