Ditët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të ulëta të personave të infektuar me Covid-19, çka është reflektuar edhe në shtrimet në spitale.
Si rezultat i kësaj, bëhet e ditur se është mbyllur spitali Covid/4, i cili trajtonte pacientët me koronavirus, por në gjendje më të lehtë.
Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit ishte: U kryen 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.