Kalimi i shërbimit nga 18 në 36 orë. Pajisje të reja me sisteme ultratingujsh, oksimetra impulsiv, dhe komplete tamponesh të shpejtë. Autoriteti Shëndetësor Vendor i provincës së Barit dyfishon forcat e ekipit të tij . Mjekët e përkushtuar për kujdesin në shtëpi , të pacientëve me COVID-19, morën pjesë në një takim mëngjesin e sotë, për të azhurnuar përdorimin e pajisjeve të reja që tashmë kanë në përdorim. Felice Spaccavento, menaxher i njësisë operative të ASL Bari dhe referent i koordinimit klinik dhe trajnues, ilustroi hapat e kësaj faze. Për shumë pacientë në izolim në shtëpi, diagnostikimi i hershëm mund të jetë thelbësor për menaxhimin e sëmundjes. Numrat tregojnë se vetëm në Pulia ka mbi 48 mijë persona në izolim në shtëpi. Ndërsa një nga mjekët e familjes shpjegoi rëndësinë e tij përmes përvojës së tij të drejtpërdrejtë të kurimit të sëmundejs, duke u shprehur se sa e rëndësishme është që pacientët të jenë në kontakt me mjekun që në fazën e parë të shfaqjes së simptomave dhe më pas të vijojnë ecurinë sipas protokolleve të rekomanduara nga mjeku.// Telebari