Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kyremadhi, ka publikuar në rrjete sociale, një videokolazh me momentet më pikante të kësaj fushate elektorale.
Radhë të gjatë makinash, takime me qytetarët janë pjesë e videos në fjalë. Mbi videon e publikuar, Kryemadhi shkruan se uragani i fitores ka nisur dhe rritet çdo ditë, e na afron me 25 prillin, të cilën ajo e quan referendum .
Postimi:
Uragani i fitores ka nisur dhe rritet më i madh çdo ditë që na afron me datën e referendumit të 25 prillit. Bashkë përmbysim Rilindjen dhe ndërtojmë Shqipërinë Tuaj! #VOTO6 🗳 #VOTOLSI🌹