Kryetari i Parrisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në mbajtjen e premtimeve, sa i takon vendosjes të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri.
Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke nënvizuar se DASH raporton se mungesa e transparencës dhe konkurrencës janë probleme të mëdha për Shqipërinë.
“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?
Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.