Pas tre muajsh nga zhdukja e biznesmenit italian, Italia nuk ka shpresa për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në Pukë të Shqipërisë, ku makina që udhëtonte Davide Pecorelli u gjet e djegur dhe ai zyrtarisht është i zhdukur.
Eshtrat e gjetura në makinën e djegur në 6 janar e bëjnë të pamundur identifikimin me anë të metodës së ADN-në, me familjarët e tij, vëllanë apo fëmijët. Ky është konkluzioni i arritur nga hetuesit italianë. Gazeta italiane “Il Messaggero”, shkruan se grupi hetimor, i ngarkuar me çështjen nga Prokurori Publik i Perugia-s, Prokurori i Përgjithshëm Raffaele Cantone dhe prokurori Giuseppe Petrazzini kanë kërkuar materiale shtese nga hetuesit shqiptarë.
Duke supozuar se materiali biologjik është akoma i disponueshëm në vend, nuk është e mundur të parashikohet data e dërgesës në Itali dhe mbi të gjitha, vlefshmëria e tyre për një ekzaminim të besueshëm.
Për zhdukjen e biznesmenit italian ka hetime të në disa pista në proces, prokurorët e Romës dhe Perugia po punojnë për këtë çështje. Ajo Umbriane, siç dihet, ka ca kohë që ka hapur një dosje për vrasje dhe trafik ndërkombëtar droge. Nga Tirana hetimi është për rrëmbim. Shkurtimisht, nuk mungojnë hipotezat kriminale, si dhe elementet që – në një kontekst të këtij lloji që nuk mund të lihen në harresë.
Davide Pecorelli, i lidhur me një shqiptare, përveç se arbitër futbolli zotëronte dhe bizneset hotelerike dhe në sallonet e bukurisë. Ai arriti në aeroportin e Rinasit në 3 Janar. Nga ku ai mori me qira një Skoda Fabia, e gjetur e shkrumbuar ditë më vonë e djegur në rrugën e vjetër nga Shpali për në Pukë, jo shumë larg fshatit Gjegjan. Në makinën e shkrumbuar nga flakët u gjenden disa eshtra, një telefon celular, një orë që së bashku me kontratën e qirasë së makinës.