Monika Kryemadhi iu ka drejtuar një mesazh grave shqiptare, që sipas saj duan ndryshimin për familjet e tyre pas 25 prillit.
Me anë të një videomesazhi në Facebook, Kryemadhi tha se 25 prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen.
MESAZHI I KRYEMADHI
25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia. Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona. #VOTO6 🗳 #VOTOLSI 🌹