Pas këngës së saj të parë “U kry”, dukej se Melisa kishte kërkuar një bashkëpunim me reperin shqiptar dhe fillimisht Stresi kishte pranuar. Ish-konkurrentja tregoi pak javë më parë se kishte nisur punën për këngën e re. Megjithatë, s’e dimë ç’ka ndodhur mes tyre dhe projekti është anulluar.
Ka qenë vetë Stresi ai që e ka bërë të ditur këtë, duke treguar se ka hatërmbetje me Melisën.
“Kur do të dalë kënga me Melisën?”- e pyet një ndjekës, ndërsa Stresi tregon:
“Do e bëj vetëm unë. U mundova për mirë, mua kurrë s’ma dhanë një shans të tillë siç ia dhashë. Por kur fluturon, duhet të mësosh të fluturosh.”- ka shkruar Stresi, duke nënkuptuar se raportet mes tyre s’janë të njëjta dhe s’do të ketë asnjë bashkëpunim.